Site icon Telegrafi

Pas 12 orëve mbaroi seanca për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Pas 12 orëve në Gjykatën Penale mbaroi seanca për dhunën në Kuvend e cila ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, njofton televizioni “Telma”.

Sot si dëshmitar para Gjykatës u dëgjuan ministri Damjan Mançeski dhe deputeti Frosina Remenski dhe Pavle Bogoevski.

Bogoevski i kërkoi gjykatës që ta marr përgjegjësinë.

Remenski në deklaratën para gjykatës tha se ajo ishte e detyruar të gënjejë se ajo ishte shtatzënë për ta shpëtuar atë nga dhuna.

Ndërsa Mançevski tha se ai arriti t’ia blejë ombrellën dhunuesit për 1000 denarë.

Dëshmi dhe dha ish-gjenerali Nikollovski, i cili tha se bëhet fjalë për sabotimi. /Telegrafi/

Exit mobile version