Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas 11 viteve pjesëtarët e njësisë speciale u furnizuan me pajisje (veshje) sportive, në vlerë prej 16,5 milionë denarë.
Nga MBP thonë se pjesëtarët e Njësisë për Intervenim të Shpejtë, Njësia për Detyra Speciale dhe Njësia e Posaçme për Mbështetje, prej sot i shfrytëzojnë pajisjet e plota, të cilët përfshijnë nga 1.500 copë atlete, komplet të fanellave, komplet të tutave dhe palltove sportive, doreza sportive për dimër dhe valixhe sportive, për të cilët është realizuar furnizimi publik.
“Koncepti për avancimin e kushteve tekniko-materiale për punë të të gjithë pjesëtarëve të shërbimeve policore, si dhe përmirësimi i pozicionit të tyre socio-ekonomik është ndër prioritet më të larta të udhëheqësisë së MPB-së, në dy vitet e gjysmë, me qëllim vendosjen e shërbimit policor real, të furnizuar dhe profesionalisht të përgatitur, si dhe të kënaqur në pajtim me standardet evropiane policore”, thonë nga MPB./Telegrafi/