Kasper Schmeichel ka përfunduar transferimin e befasishëm te Nice nga Leicester.
Leicester City ka qenë vet e para që e ka konfirmuar largimin e portierit pas më shumë se një dekade.
“Pas 11 vitesh me Leicesterin, Kasper Schmeichel i është bashkuar Nice, duke i dhënë fund aventurës së tij të pabesueshme me Dhelprat”, shkruan klubi anglez.
After 11 years with #lcfc, Kasper Schmeichel has joined Nice, ending his incredible spell with the Foxes 💙#ThankYouKasper
— Leicester City (@LCFC) August 3, 2022
Schmeichel, djali i legjendës së Manchester United, Peter, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me skuadrën franceze.
Portieri danez iu bashkua Leicesterit në vitin 2011 pas një sezoni te Leeds United.
𝗞𝗮𝘀𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗰𝗵𝗺𝗲𝗶𝗰𝗵𝗲𝗹: 𝘁𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗮𝘁𝘀 🔢#ThankYouKasper pic.twitter.com/Sxun7BQlc4
— Leicester City (@LCFC) August 3, 2022
Dhe që atëherë ai është bërë një legjendë e klubit, me 478 paraqitje, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e Ligës Premier në vitin 2016.
Kasper #Schmeichel accueilli par les Niçois 🔥#VillageOGCNice pic.twitter.com/mm912cEYT7
— OGC Nice (@ogcnice) August 3, 2022
Danezi ishte zv/kapiten i asaj skuadre dhe më pas mori shiritin në krah pasi Ëes Morgan u tërhoq, duke vazhduar të fitonte FA Cup FA në vitin 2021. /Telegrafi/