Telegrafi

Pas 100 ditëve pa të infektuar, Zelanda e Re regjistron rastet e reja me coronavirus

Zelanda e Re ishte raportuar se kishte fituar “luftën” me coronavirusin në saje të masave të marra nga qeveria e vendit.

Por, duket se kjo fitore ishte e përkohshme pasi që tashmë ka zhvillime të reja sa i përket pandemisë globale të quajtur COVID-19.

Ky vend ka zbuluar rastet e para të coronavirusit të transmetuara lokalisht në më shumë se 100 ditë, raporton BBC.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se katër persona nga e njëjta familje kanë rezultuar pozitivisht gjersa burimi i infeksioneve ende nuk dihet.

Auckland do të kalojë në një mbyllje të “nivelit 3” për disa ditësh ndërsa rastet e reja po hetohen, tha ajo.

Lexo po ashtu Konsiderohet si vendi më i sigurt në botë sa i përket situatës me COVID-19, si ia doli Zelanda e Re të menaxhojë pandeminë

Ndryshe, Zelanda deri më tani ka raportuar 1570 raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 22 persona. /Telegrafi/