Telegrafi

Pas 10 vitesh zvarritje, pritet përfundimi i Palestrës së Rahovecit

Punimet e filluara para 10 vitesh për Palestrën e Sporteve në Rahovec, pritet që të përfundojnë në pjesën e fundit të këtij viti.

Kjo falë kontratës së nënshkruar sot nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportit.

Latifi në prani të drejtorëve të komunës dhe përfaqësuesve të firmës e cila ka fituar tenderin, ka nënshkruan kontratën me vlerë 628 mijë e 545 e 28 euro.Ai ka thënë se deri ka fundi i muajit shtator palestra do të jetë e gatshme për zhvillimin e aktiviteve, përcjell KosovaPress.

“Ky projekt ka nisur në vitin 2008, asnjë qeveri, asnjë ministër i kulturës nuk ka mrri me përfunduar deri më tani këtë palestër, dhe ka ngec puna ka më shumë se dy vite, në mandatin tim të parë kam bërë presion aq sa kemi pas mundësi për të mos lejuar zvarritje të mëtutjeshme, mirëpo nuk kemi gjet përkrahje te ish-qeveria, ish-qeveritë, sigurisht presioni ka vazhduar edhe në mandatin e z.Vehapi, po s’ka gjetur përkrahje faza e tretë, ose edhe përfundimtare e palestrës”.

“Në momentin kur e kam marrë besimin për herë të dytë nga qytetarët e Rahovecit një nga prioritetet e mia të larta ka qenë presion direkt për përfundimin e palestrës së sporteve në Rahovec”, u shpreh ai.

Latifi ka kërkuar nga operatori që këto punime te kryhen sipas dinamikes së përcaktuar të punës, ashtu që klubi i basketbollit Rahoveci në sezonin e ri t’i fillojë garat në këtë palestër.

Ndërtimi i Palestrës në Rahovec është projektuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.