Edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike” ka mbledhura emra të njohur në garë këtë vit, duke sjell kështu një konkurrencë mjaft të fortë mes artistëve.
Çdo të diele në emisionin “E diela shqiptare” po bëhet faza e parë e prezantimit të këngëve, ku këngëtarët paraqesin materialin e tyre me të cilin ata kanë zgjedhur të konkurrojnë këtë vit.
Edhe grupi i njohur nga Peja, NRG Band, do të paraqiten këtë të diele në fazën e parë të konkurrimit të edicionit të 19-të në “Kënga Magjike”.
Në një bisedë për Telegrafin, lideri i grupit, Besnik Qaka ka rrëfyer emocionet e këtij rikthimi pas 10 viteve në këtë festival.
“Presim me pa durim pjesëmarrjen, sepse do jetë një nostalgji për ne, para 10 viteve më kujtohen momentet më të mira që ia kaluam. Presim që kënga e re të pëlqehet në radhë të parë, besojmë që ia kemi qëlluar, gjithsesi kënga është ritmike, është brenda stilit të NRG band dhe ka disa elemente të reja”, tha Besnik Qaka për Telegrafin.
Tutje, lideri i grupit tregoi se kënga e re është punuar në bashkëpunim me disa persona, por gjithmonë edhe me ‘një prekje’ nga ai.
“Muzika është punuar nga unë, edhe teksti i këngës po ashtu. Duke mos harru t’i përmend dy nga shokët që më ndihmuan në tekst: Vera Nika dhe Arlind Demaj. Finalizimi i këngës është bërë në UNiX Studio”.
Fansat janë pika më referente e një artisti, dhe njëlloj NRG Band presin nga adhuruesit e muzikës së tyre që ta mirëpresin projektin e tyre më të ri.
“Kaluam dy dekada së bashku nuk ka qenë lehtë për ne sepse e dini që një gjë bëhet lehtë ndoshta po për ta mbajt është e vështirë, gjithsesi i falënderojmë shumë për përkrahjen, dhe do punojmë vazhdimisht për ta”, përfunoi Qaka për Telegrafin.
Pjesëmarrja e fundit e NRG Band në festivalin “Kënga Magjike” ishte në vitin 2007 me këngën “Hajde me mu një natë”, ku arritën deri në finale dhe ishin shpërblyer me çmimin “Grupi më i mirë”. /Telegrafi/