Lawson Spolanski nga New Yorku tronditi përdoruesit e mediave sociale me një rrëfim që i ngjan filmave trilero-dramatik.
Gjithçka filloi kur ai ishte pesë vjeç dhe kishte disa vështirësi në shoqërizim. Në një rast, teksa luante në park, ai takoi një djalë biond dhe nënën e tij.
“Më në fund jam gati të ndaj këtë histori të tmerrshme me ju”, ka shkruar Lawson.
Meqenëse në shkollën fillore kishte problem me shoqërim, tezja e tij, Jacka i tha se duhej “të bëhej njeri më i mirë”. Pak më vonë ai takoi një djalë, të cilin e quajti Dexter, transmeton themirror.
Kur filloi viti shkollor, Lawson u befasua kur pa Dexter në klasën e tij dhe ata filluan të ndërtonin një marrëdhënie më të thellë.
Me kalimin e kohës, Lawson u qetësua, doli më mirë në shkollë dhe arriti sukses.
Dhe më pas, në vitin 2018, ndodhi diçka e çuditshme. Dexter i tha Lawson se kishte marrë para për ditëlindjen e tij dhe se donte që ata të udhëtonin së bashku në Paris, Spanjë ose Kaliforni.
“Isha i tronditur, dukej e çmendur”, shpjegoi i riu.
@lawsonspolansky im finally ready to share with u this horrific story #storytime #bestfriend #childhood #lawsonspolansky #fyp #childhoodtrauma #fypシ゚viral #mentalhealth #real #truth #actor #school #fypシ #trending ♬ My Best Friend I Never Had – Lawson Spolansky
Fatkeqësisht për të, udhëtimi “dështoi”, por Lawson më vonë u habit kur pa një foto në Instagram të Dexter, nënës së tij dhe tezes së Lawson?!
Ai e pyeti të atin se çfarë kishte ndodhur dhe mori një përgjigje që nuk e kënaqte. Situata nuk u zgjidh deri në fund dhe më pas në vitin 2021 ndodhi një kthesë e pabesueshme.
Lawson e kuptoi përmes një miku të tij, i cili punonte për nënën e Dexterit, se ata nuk kanë lidhje, por se gruaja po udhëheq “karrierën e biznesit” të tij!
I riu pretendon se i ka vënë zaret dhe ka kuptuar që tezja e tij “angazhoi Dexterin” për t’u bërë shokun i tij më i mirë dhe se gjithçka mbikëqyrej nga “nëna” e tij, ose më mirë menaxheri.
Akoma më i pabesueshëm është pretendimi se terapisti që ai vizitoi kur kishte nevojë për këshilla ishte në fakt motra e menaxherit të Dexterit.
“Isha i thyer pas gjithçkaje. Tani kam një problem besimi dhe ndihem i humbur. Ti mendon se ke një shok më të mirë dhe më pas e kupton se ai është paguar”, tha Lawson dukshëm i mërzitur.
Ai shton se ishte përballur me Dexterit dhe se ai ia ka konfirmuar gjithçka.
“Nuk e kam përjetuar kurrë miqësinë e vërtetë, faleminderit teze Jacka. Nuk di çfarë të bëj tani”, u ankua i riu. /Telegrafi/