Të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 10 nga 40 rastet e reja janë nga Prishtina.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se po i pret informatat nga IKSHPK-ja rreth rasteve.
Ai ka apeluar për kujdes të shtuar këto ditë dhe përmbajtje të rekomandimeve të dhëna.
“Dyzet raste të reja sot, prej të cilave 10 (dhjetë) raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca 2 metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme. Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë. #kujdes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.