Telegrafi

Pas 10 dhjetorit, vendimin e sjellë Ban Ki-Moon

Solana megjithatë ka shtuar se shpreson në arritjen e kompromisit gjatë bisedimeve, para përfundimit të afatit, më 10 dhjetor, duke rikujtuar faktin se gjatë javës së ardhshme, në Austri, do të mbahet edhe një raund i bisedimeve në mes të palëve dhe Treshes së Grupit të Kontaktit.

"Të shpresojmë se deri atëherë gjërat do të përparojnë”, ka thënë Solana, për të shtuar se, në të kundërtën “më 10 dhjetor, sekretari i përgjithshëm i OKB-së duhet ta pranojë propozimin e Treshes”, njofton agjencia AFP.

"Pas këtij momenti do të shohim. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së duhet të sjellë vendimin se si do të vazhdojë ky proces”, ka shtuar Solana.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se, gjatë bisedës me presidentin Sarkozy, janë pajtuar që të bëhen të gjitha përpjekjet që rreth çështjes së Kosovës të arrihet unitetit brenda BE-së, sikur edhe t’i japin shans bisedimeve që po zhvillohen.