Në vetëm tre hapa, mund të keni tallaze, njësoj si ajo
Parukeri i famshëm britanik George Northwood, i cili në disa raste është kujdesur për flokët e Dukeshës së Sussex-it, ka zbuluar sekretin e tallazeve të saj, sipas të cilave është më e dallueshme.
Fjala është për stilin praktik të flokëve që shumicës së grave u rrinë shkëlqyeshëm dhe, përveç që japin një efekt elegant, lënë edhe përshtypjen e ndjenjës rehat.
Për “British Vogue”, Northwood zbuloi se si t’i bëni këto tallaze në vetëm disa hapa të thjeshtë, transmeton Telegrafi.
– Është e rëndësishme të bëni një bazë të mirë, kështu që në vend që vetëm t’i thani flokët, fillimisht thani me tharëse flokësh, që të bëhen plotësisht të lëmuara – ka thënë ai.
Ai ka shtuar edhe që për këtë stil flokësh patjetër ju duhet një tharëse flokësh (figaro) me cilindër të gjerë, dhe është e nevojshme t’i ndani flokët në disa xhufka, përkatësisht në pjesë të cilat do t’i përdridhni.
– Filloni t’i përdridhni çdo xhufkë nga mesi i tyre dhe mos u fokusoni në majë apo rrënjë të flokëve, sepse qëllimi është të bëni tallaze, jo kaçurrela. Kur të hiqni tharësen nga çdo xhufkë, tërhiqeni me gisht në atë mënyrë që ta rrafshoni, andaj lëreni që vetë të kthehet në gjendjen fillestare. Kjo do të japë tallaze më të buta. Kur t’i dredhoni të gjithë flokët, krihini me gishta – përfundoi ai.
Ai shtoi se për këtë lloj modeli flokësh duhet një figaro me rul të gjerë dhe se duhet t’i ndani flokët në disa fije, pra në pjesë që do t’i përdridhni.
– Filloni të përdridhni çdo fije nga mesi i saj dhe mos u fokusoni tek majat apo rrënjët e flokëve, sepse qëllimi ynë është të marrim onde, jo kaçurrela. Kur të hiqni figaron nga çdo fije, tërhiqeni me gisht për ta rrafshuar dhe më pas lëreni të kthehet vetë në gjendjen e tij origjinale. Do të japë valë më të buta. Kur i përthyeni të gjithë flokët, i krihni me gishta – ka përfunduar ai për britaniken “Vogue”.
Gjithashtu, përfundimi i modelit të flokëve është i rëndësishëm. Është e rëndësishme të përdorni një produkt që jep një pamje luksoze dhe me shkëlqim, pavarësisht nëse bëhet fjalë për serum, krem apo sprej. /Telegrafi/