Telegrafi

Me paruke duke interpretuar “Simply The Best” – mënyra e veçantë e nderimit të Tina Turner nga Patrice Evra

(Foto: Getty/Twitter)

Patrice Evra e ka nderuar në mënyrë të veçantë këngëtaren Tina Turner, e cila u nda nga jeta të mërkurën e kaluar.

Ylli ikonë i muzikës pop vdiq paqësisht në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, pas një beteje me një sëmundje të panjohur.

Homazhet për artisten e madhe kanë ardhur nga fansat në mbarë botën, me Beyonce, Mick Jagger dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që ndanë gjithashtu histori dhe fjalë për këngëtaren.

Lexo po ashtu Mikesha të ngushta - Cher kujton takimin e fundit dhe dhuratën e veçantë të Tina Turner

Për ta nderuar autoren e shumë hiteve është kujdesur edhe Evra duke publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet menjë paruke për të ngjarë me Turner, teksa interpreton hitin e saj, “Simply The Best”.

“U prehsh në paqe Tina. Shpresoj që kjo video t’ju bëjë të buzëqeshni”, ka shkruar ish-mbrojtësi francez në postimin e tij. /Telegrafi/