Telegrafi

Paruka e saj është 350 metra e gjatë: Nigeriania theu rekordin botëror, shikoni skenën joreale

Helen Williams kaloi 11 ditë duke bërë me dorë një parukë 351.28 metra të gjatë, por ia vlente!

Ajo tani është pronare krenare e një Rekordi Botëror Guinness dhe paruka e saj është e gjatë sa shtatë pishina olimpike.

Nigeriania përdori 1000 tufa flokësh, 12 kanaçe manikyri, 35 pako me ngjitës dhe 6250 shirita flokësh.

“Gjetja e materialeve për të bërë parukën më të gjatë në botë nuk ishte një detyrë e lehtë. Përvoja ime në këtë biznes më ndihmoi”, tha ajo.

Williams ka bërë paruke për tetë vjet, duke prodhuar nga 50 deri në 300 paruke çdo javë. /Telegrafi/