Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e 36-të.
Me këtë rast nuk kanë munguar urimet dhe dedikimet e miqve dhe fansave që mban në rrjete sociale, ndërsa një i tillë i është bërë edhe nga partnerja e tij, Selvije Jao.
Në ditën speciale, e fejuara ka treguar dashurinë e madhe që ka për artistin si dhe vlerësimin e madh kundrejt tij.
Ky është postimi i plotë i Selvijes (pa ndërhyrje):
“Urime ditëlindjen burri im
Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.
I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.
Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.
Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.
Mbreti im ti, më je bekim!
Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!
Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!
Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!
Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!
Të dua më shumë se veten burri im”.
Çifti u fejuan në dhjetor të vitit që lamë pas, gjersa nuk kanë deklaruar për ndonjë dasmë për shkak të pandemisë. /Telegrafi/