Ndeshja e futbollit që po zhvillohej në Chongqing të Kinës, është ndërprerë nga një grua e mllefosur, kur ka kuptuar se i dashuri saj është i martuar me një tjetër.
Referi ka urdhëruar ndërprerjen e ndeshjes, teksa ajo e ndiqte duke e qëlluar nëpër fushë, transmeton Telegrafi.
“Po të pyes a je i martuar. Gruaja jote mund të mos brengoset, por unë po. Pse po sillesh kështu me mua, të dukem e lehtë për të më tallur”, ka thënë ajo, ndërsa e tërhiqte për dresin sportiv.
Disa bashkë lojtarë iu afruan për ta ndihmuar, por u larguan menjëherë, ndërsa videoja ndërprehet pa u kuptuar se si përfundoi ngjarja. /Telegrafi/
https://youtu.be/Lny_VAgpxk4