Site icon Telegrafi

Partnerja e miliarderit Jeff Bezos fotografohet nga paparacët në poza atraktive, në kuvertën e jahtit milionësh brigjeve të Saint-Tropez

Foto: Hola

Lauren Sanchez duket mahnitëse gjatë pushimeve në Saint-Tropez!

Ajo vazhdon të shijojë pushimet me të fejuarin e ri Jeff Bezos. Çifti është parë duke kaluar çaste të mira në praninë e njëri-tjetrit në jahtin e tij luksoz, në vlerë prej 500 milionë (458 milionë euro) dollarësh në jug të Francës, shkruan HOLA.

Këtë herë gazetarja është fotografuar duke pushuar nën diell. Lauren ishte e gjitha e buzëqeshur duke treguar fizikun e saj të jashtëzakonshëm në kuvertë, ndërsa kishte veshur bikini të zeza, duke kombinuar pamjen me syze dielli dhe një fund të tejdukshëm.

Foto: Hola

Lauren i la flokët e saj të zinj të lëshuar lirshëm dhe u pa duke bërë disa ‘selfie’ ndërsa burri i saj në dukje ishte duke punuar, teksa ajo po dilte e vetme në kuvertë.

Lexo po ashtu Jeff Bezos i shkrep fotografi 'të nxehta' të dashurës së tij me bikini, në jahtin luksoz në vlerë prej 460 milionë eurosh

Çifti kanë udhëtuar nëpër Evropë dhe për herë të fundit janë parë në Mallorca, Spanjë, duke ecur dorë për dore gjatë një shëtitjeje romantike.

Foto: Hola

Lauren dhe Jeff duket se po i duan momentet e tyre së bashku pasi hipën në jahtin e tyre luksoz të quajtur ‘Koru’. Pjesa e përparme e varkës ka një statujë shumë të veçantë prej druri që i ngjan shumë Lauren.

Shumë besojnë se statuja në fjalë është bërë me porosi dhe është i shtuar jahtit si një gjest romantik nga miliarderi në dedikim për partneren e tij.

Foto: Hola

Çifti janë fejuar pas pesë vitesh lidhje. Një burim i tha Revistës People se miqtë e tyre janë “të emocionuar” “të lumtur dhe të lehtësuar”, se ai “më në fund” bëri pyetjen e propozimit.

“Të gjithë miqtë e saj thonë se kjo është ëndrra e saj e realizuar. Ajo gjeti burrin me të cilin donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj dhe ata ndjenë se koha ishte e duhur”, tha burimi pranë çiftit. /Telegrafi/

Foto: Hola
Exit mobile version