Telegrafi

Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha reagon ndaj kritikave dhe komenteve negative rreth shtatzënisë

Ajo gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e në faqet rozë.

Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila njëherësh po vazhdon të përflitet për secilën paraqitje dhe tashmë më shumë për shtatzëninë e saj.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron mijëra ndjekës, ka bërë së fundmi një reagim për kritikat e shumta dhe komentet negative që ka marrë.

Foto: Instagram

“O njerëz të dashur dhe të mirë.. e kuptoj që jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time, por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk po e kuptoj, ju që më thoni ‘na lodhe, na lodhe’, pse po lodheni më shumë se unë? A po më doni kaq shumë, sa që doni të merni nga lodhja ime?”.

Lexo po ashtu Sara Hoxha fut trupin në allçi, ruan si kujtim vijën trupore gjatë shtatzënisë

“Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështu që shumë, shumë faleminderit për dashurinë”, ka shkruar ajo.

Ledri dhe Sara ndërkohë janë në pritje të ëmbël të një vajze. /Telegrafi/