Telegrafi

Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha publikon pamje nga festa e “Baby shower”

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo po shijon prej vitesh lidhjen me artistin e njohur, teksa dyshja edhe pak ditë do mirëpresin fëmijën e parë.

Bukuroshja shqiptare mbrëmë (e diel) ka organizuar një festë ‘Baby Shower’, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.

Ariana Fejzullahu, Kida dhe Miranda Mehmeti (Foto: Instagram)

Pjesë e festës ishin disa nga personazhet e famshme publike, njëherësh miq të ngushtë të saj.

Nga figurat publike, të pranishëm kanë qenë këngëtaret Dhurata Dora dhe Kida, bashkëshorja e Lumi B, Miranda, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana Fejzullahu etj.

Vëmendje mjaft të madhe mori Hoxha, derisa u shfaq në formë të mirë në një fustan të bardhë.

Më poshtë ua sjellim disa nga pamjet e veçanta të kësaj feste:

Sara Hoxha dhe Kida (Foto: Instagram)

 

Pamje nga festa ‘Baby Shower’ e Sara Hoxhës (Foto: Instagram)

 

Sara Hoxha dhe Xheraldina Vula (Foto: Instagram)

/Telegrafi/