Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo po shijon prej vitesh lidhjen me artistin e njohur, teksa dyshja edhe pak ditë do mirëpresin fëmijën e parë.
Bukuroshja shqiptare mbrëmë (e diel) ka organizuar një festë ‘Baby Shower’, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.
Pjesë e festës ishin disa nga personazhet e famshme publike, njëherësh miq të ngushtë të saj.
Nga figurat publike, të pranishëm kanë qenë këngëtaret Dhurata Dora dhe Kida, bashkëshorja e Lumi B, Miranda, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana Fejzullahu etj.
Vëmendje mjaft të madhe mori Hoxha, derisa u shfaq në formë të mirë në një fustan të bardhë.
Më poshtë ua sjellim disa nga pamjet e veçanta të kësaj feste:
/Telegrafi/