Sara Salamo, aktorja dhe partnerja e mesfushorit të Real Madridit, Isco, ka azhurnuar ndjekësit e saj në Instagram për shtatzëninë e dytë duke publikuar një fotografi me barkun e rrumbullakosur në mes të Madrid.
28 vjeçarja është në muajt e fundit të shtatzënisë teksa solli një imazh bardh e zi të vetes nga kryeqyteti spanjoll.
“Koha për të zbuluar”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
“Unë thjesht doja të ndaja me ju për të ndjerë më pak në tension në javët e fundit, për të përmendur sa i bukur je, Madrid”.
Kjo nuk është hera e parë që Salamo tregon pjesë intime në Instagram, pasi së fundmi ka postuar një foto të saj duke ushqyer gji me të dhe djalin e parë të Isco, Theo.
Isco ndërkohë po vazhdon të jetë një nga futbollistët më të mirë të Realit, derisa Sara është një fanse e çmendur e Atletico Madridit. /Telegrafi/