Telegrafi

Partnerja e Gold AG pozon nga pushimet, fansat nxisin spekulime se ajo është shtatzënë

Gold Ag dhe Ermira Shkodra (Foto: Instagram/dr.ermirashkodra)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, javë më parë ka qenë në top lajme të faqeve rozë.

Krejt kjo për lidhjen e papritur, e më pas edhe martesën që e organizoi në kohë të pandemisë coronavirus.

Partnerja e tij, Ermira Shkodra tashmë është bërë edhe më e popullarizuar, duke marrë vëmendjen e audiencës.

Në një postim të saj në rrjetin social Instagram, ajo ka pozuar nga pushimet, ndërsa mbante të veshur në bluzë të bardhë.

Para vetes ajo mbante një çantë, prej së cilës dukej paksa barku i saj i fryrë, çka edhe ka nxitur reagime të shumta.

Në po të njëjtin postim, ndjekësit e bukuroshesh kanë filluar spekulimet se ajo është shtatzënë.

Për një gjë të tillë as Ermira dhe reperi nuk kanë prononcuar në rrjete sociale apo në media. /Telegrafi/