E dashura e Alexis Sanchezit ka udhëtuar për herë të parë në Mançester për t’iu bashkuar partnerit të saj.
Mayte Rodriguez është fotografuar duke arritur në Lowry Hotel, ku qëndron edhe Jose Mourinho, për t’iu bashkuar të dashurit të saj në Ditën e të Dashuruarve.
Kjo është hera e parë që biondja mbresëlënëse është fotografuar në qytetin e Mançesterit prej se Alexis u transferua te Manchester Unitedi.
Rodriguez është mjaft e njohur në Kili, meqenëse ka marrë pjesë në shumë seriale televizive dhe filma.
Në një intervistë të mëhershme rreth lidhjes së saj me yllin e Unitedit, ajo kishte treguar se ishin njohur në një ndejë kur sapo ishte ndarë nga ish-i dashuri.
Mayte numëron 550 mijë ndjekës në Instagram, ku rregullisht publikon imazhe të ndryshme.
Alexis është duke qëndruar në Lowry, ngjashëm si trajneri i tij, gjatë kohës kur është duke kërkuar një shtëpi në Mançester.
Përkundër udhëtimit të të dashurës së tij në Mançester, Sanchez nuk ka pasur ditë të lirë për Valentin, por është dashur të stërvitet para ndeshjes së fundjavës kundër Huddersfieldit në kuadër të Kupës FA. /Telegrafi/