Telegrafi

Partnerja e Aaron Carter, Melanie Martin shihet duke qarë jashtë shtëpisë së tij pas lajmit për vdekjen e artistit

E fejuara e reperit Aaron Carter, Melanie Martin, u fotografua duke qarë jashtë shtëpisë së këngëtarit pas lajmit për vdekjen e tij në moshën 34-vjeçare.

Modelja, 30 vjeçe, qau teksa ishte ulur mes një burri dhe një gruaje që dukej se po e ngushëllonin.

Martin ngarkoi një video të TikTok duke qarë në makinën e saj, pak pasi u publikua lajmi për vdekjen e Carter.

Foto: Mega

Më pas ajo e ndoqi atë me një foto në InstaStory ku shihej me Carterin me fjalët “Nuk mund të marr frymë” të shkruara sipër.

Më vonë ajo ndau një deklaratë në lidhje me vdekjen e interpretuesit.

Foto: Mega

“Ne jemi ende në proces të pranimit të këtij realiteti fatkeq. Mendimet dhe lutjet tuaja vlerësohen shumë”, thuhej në deklaratë.

Kujtojmë që çifti fillimisht u lidh në fillim të vitit 2020.

Më pak se dy muaj pas lidhjes, “I Want Candy” bëri tatuazh emrin e parë të saj mbi vetullën e tij të djathtë.

Foto: Melanie Martin

Pas ndarjeve dhe ribashkimeve, të dy u fejuan në qershor 2020, pasi Martin u arrestua për dhunë në familje dhe u lirua me një garanci prej 50,000 dollarësh.

Dyshja mirëpritën një djalë të quajtur Prince Lyric Carter më 22 nëntor të vitit të kaluar, por lumturia e tyre nuk zgjati shumë.

Foto: Mega

Ditë më vonë Carter pretendoi në Instagram se ai ishte “i bllokuar” brenda dhomës së tij të gjumit sepse Martin refuzoi të largohej nga shtëpia e tij.

Të dy u ribashkuan, por Martinin më vonë duke pretenduar se Carter i kishte thyer tre brinjë në një mosmarrëveshje shtëpiake.

Foto: Aaron Carter/Intagram

Shtatorin e kaluar, Carter zbuloi se nëna e Martin kishte kujdestarinë e përkohshme të Prince për shkak të shqetësimeve të dhunës në familje dhe përdorimit të drogës në çift dhe se ai po hynte në një program rehabilitimi vullnetar në një përpjekje për të rifituar kujdestarinë. /Telegrafi/