Telegrafi

Partneri iranian i Emina Çunmulajt vjen për pushime në Mal të Zi

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja nga Tuzi është e martuar me milionerin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

Së fundmi siç shihet në rrjete sociale partneri i saj ndodhet në Mal të Zi bashkë me të për pushime.

Foto: Screenshot/Instagram

Përkundër jetës luksoze, ata kanë vendosur që pushimet t’i bëjnë në trojet shqiptare.

Lexo po ashtu "Burri yt ka resorte luksoze në botë", Emina Çunmulaj tregon se përse rikthehet për pushime në Mal të Zi

Emina ndërkohë javë më parë në një intervistë tregoi se kur është në pushime në Ulqin i duket sikur në Maldive.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo theksoi se nuk i krahason bregdetet shqiptare me asnjë vend tjetër në botë.

Sidoqoftë, dyshja po e shijojnë mjaft shumë dhe po kalojnë një kohë të mrekullueshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram