Telegrafi

Partneri i TEB Bank, banka e parë ne Evropë për depozita

Gjatë kuartetit të dytë të këtij viti BNP Paribas ka realizuar profit prej 1.5 miliard euro, që tregon se grupi është duke i mbajtur mirë përkundër krizës së tashme.

Drejtori gjeneral i TEB Alp Yilmaz tha se këto janë lajme shumë të mira për bankën në Kosovë dhe “na japin konfidencë për investimet e mëtutjeshme në Kosovë si dhe zgjerimin e rrjetit tonë në tërë vendin”.

“Këto janë lajme të shkëlqyeshme për ne në Kosovë. Deri në fund të vitit ne do të hapim tetë degë të reja në mënyrë që të mund të ofrojmë shërbime për sa më shumë klientë tonë”, ka shtuar Yilmaz.

Degët e reja do të hapen në: Prishtinë (lagjen Ulpiana), Suharekë, Skënderaj, Drenas, Klinë, Mitrovicë, Lipjan dhe Malishevë.

TEB është themeluar në Kosovë në janar të këtij viti dhe për më pak se një vit ka hapur 11 degë dhe ka lansuar mbi 25 produkte, disa nga to të veçanta për tregun e Kosovës. TEB Sh. A. është themeluar me kapital turk dhe francez respektivisht të Bankës TEB në Turqi dhe BNP Paribas në Francë. Llogoja që ka TEB Sh. A. është llogoja e BNP Paribas. TEB Sh. A. punëson më shumë se 250 kosovarë.

Bashkëpronari i TEB Sh. A., BNP Paribas është lider evropian në shërbime bankare dhe financiare dhe është një ndër bankat më të fuqishme në botë sipas Standard and Poor’s. Grupi është prezent në 85 vende të botës me më shumë se 168,000 të punësuar, duke përfshirë 129,500 në Evropë./Telegrafi/