Shën Valentinin ditën e sotme (e diel) po vazhdojnë të urojnë gjithë të dashuruarit me shkrime e dedikime të ndryshme në rrjete sociale.
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe partneri i këngëtares Genta Ismajli, biznesmeni turk Huseyin Usta.
Ai ka hedhur një postim në InstaStory, me anë të të cilit i ka bërë një shkrim të veçantë partneres së tij.
“Unë ju krahasoj me yjet që jeni aq larg sa janë sa ata janë, por ju keni një ndryshim, ata janë një mijë ju jeni një. Gëzuar Shën Valentinin”.
“Gëzuar Shën Valentinin për të gjithë”, ka shkruar ai.
Të njëjtit ndërkohë po shijojnë lidhjen për më shumë se një vit dhe premtuan se së shpejti do të realizojnë edhe një dasmë.
Artistja nga Gjilani ka kohë që nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore, marrë parasysh edhe situatën me COVID-19. /Telegrafi/