Të pranishmit në një stacion trenash në Kent të Anglisë, u befasuan me një çift që grindeshin dhe rriheshin, sipër makinës së biletave.
E reja që ndodhej sipër, vetëm bërtiste dhe refuzonte të zbriste, derisa nuk i ngjit lart edhe partneri saj, transmeton Telegrafi.
“Është në rregull, po ta blej biletën”, dëgjohej ai duke thënë, ndërsa poshtë ndodhej edhe një tjetër, që besohet të jetë motra saj. Por, ajo nuk i bindej asnjërit.
Nuk dihen motivet, apo si përfundoi kjo përleshje e çuditshme, që u zhvillua në mesin e shumë të pranishmëve.
“Në stacionet e trenave, u pa edhe kjo përleshje” është një koment për ngjarjen, që u bë virale. /Telegrafi/
https://youtu.be/YtJGNKjABZw