Telegrafi

Partnerët përjetësojnë dashurinë duke pozuar në qese pa ajër (Foto)

Derisa shumë partnerë zgjedhin panoramat dhe ambientet e bukura, të tjerë mbyllen në vakuum për të ruajtur këtë moment të jetës.

Haruhiko Kawaguchi nga Japonia, i mbyllë çiftet në qese najloni dhe më pas e nxjerrë ajrin, transmeton Telegrafi.

Ata duhet të qëndrojnë kështu për disa sekonda derisa bëhen shkrepjet.

Megjithëse kjo teknikë është mjaftë e rrezikshme dhe mund t’ju rrezikojë jetën, shumë njerëz kanë kërkuar të pozojnë në këtë formë.

“Gjithmonë mbajë afër thikën dhe disa barna, në rast se diçka nuk shkon si duhet. Por asnjëherë nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa kërkesat vetëm sa po shtohen”, ka thënë Kawaguchi.

Madje, tek ai kanë shkuar edhe shumë çifte që duan të kenë një fotografi të tillë të martesës. /Telegrafi/