Site icon Telegrafi

Partneret e Leonardo DiCaprios pushtojnë ‘Chanel’-in: Gigi Hadid dhe Vittoria Ceretti shkëlqyen në Javën e Modës në Paris

Të dashurat e Leonardo DiCaprios, e kaluara dhe e tashmja, ‘pushtuan’ pistën e shfaqjes ikonë të ‘Chanel’, të mbajtur në “Grand Palais Ephemere” në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris të martën.

Gigi Hadid, 28-vjeçare dhe Vittoria Ceretti 25-vjeçare, dukeshin të mahnitshme në ngjarjen e modës ndërsa prezantonin modelet e fundit të ‘Chanel’ –  si pjesë e koleksionit të veshjeve të grave Pranverë/Verë 2024.

Gigi kishte veshur një kostum të zi, plot shkëlqim, i cili kishte një rrip të hollë zinxhiri që ia theksonte më shumë belin. Flokët e saj të gjata i kishte lënë poshtë shpatullave ndërkohë që ecte me duart në xhepa, shkruan DailyMail.

Leonardo, i famshëm për lidhjet vetëm me femra 25 vjeçe e lart dhe Vittoria filluan lidhjen këtë verë dhe janë parë në të njëjtën festë këtë javë në Paris.

Leo dhe Vittoria u panë duke u puthur muajin e kaluar, teksa festuan në klubin e natës “Hi Ibiza” deri në orët e para të orës 4:30 të mëngjesit.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio dhe e dashura e re Vittoria Ceretti shijojnë një darkë romantike në Paris

Dhe duket se marrëdhënia e tyre po forcohet pasi një burim i afërt i çiftit pohoi për “Page Six” se romanca e tyre po thellohej me kohë.

“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë”, thanë ata.

Shfaqja e tyre e parë publike ishte në gusht, por gjërat duket se po ‘nxehen’ për të dy, të cilët janë parë së bashku edhe disa herë që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version