Presidenti Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar, janë mbledhur sërish në Presidencë.
Ata janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit dhe shkuar drejt zyrës së Thaçit.
E gjithë kjo pas tensioneve lidhur me heqjen e taksës, për të cilën Haradinaj po këmbëngul, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA-së.
Poashtu, koalicioni dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, sot kanë zhvilluar një takim në zyrën e Thaçit.
Ndërkaq, Haradinaj duke folur rreth situatës brenda koalicionit qeverisës, ka lënë të hapur mundësinë që ditët në vazhdim mund të ketë zhvillime të reja brenda PAN-it.
“Gjitha janë të mundshme në javët dhe ditët që vijnë, e para është të kryen disa gjëra të rëndësishme si buxheti, nëse mospajtimet vazhdojnë mund të rezultojnë me vendime tjera, cilat do qofshin ato”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/