Site icon Telegrafi

Partizani i Tiranës zyrtarizon trajnerin serb Aleksandar Veselinovic

Partizani i Tiranës është bërë me ‘timonier’ të ri, duke prezantuar të hënën mbrëma trajnerin serb, Aleksandar Veselinovic.

pas largimit të Orges Shehit, Partizani i Tiranës tashmë ka prezantuar trajnerin e ri.

“Aleksandar Veselinoviq merr zyrtarisht drejtimin e Partizanit. Trajneri 54-vjeçar është prezantuar sot në konferencën për media nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj”, shkruan në njoftimin e klubit të famshëm tiranas.

Veselinovic është i lindur në një qytet që tani është në Kroaci dhe ka karrierë të gjatë në futboll.

Pos klubeve serbe si Vojvodina, Spartak Subotica dhe Cukaricki , ai ka drejtuar edhe klube në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabi Saudite. /Telegrafi/ 

Exit mobile version