Kampi është hapur nën organizim të së ashtuquajturës Federatë e Futbollit të Kosovës, që funksionon nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Serbisë dhe autoriteteve lokale të Leposaviqit. Për kampin në Leposaviq thuhet se ka 89 anëtarë.
Në hapje të kampit prezent ishte edhe koordinatori sportiv i klubit beogradas, Albert Nadj. "Me dëshirë u jemi përgjigjur ftesës së miqve tanë nga Leposaviqi që t’i ndihmojmë për organizimin e këtij kampi. Më vjen mirë që shoh kaq shumë fëmijë që nuk janë vetëm nga Leposaviqi, por edhe nga enklavat. Ne në Partizan kemi vlerësuar që është obligim i yni që t’i ndihmojmë këta fëmijë, si edhe punëtorëve sportivë që me shumë vështirësi ia dolën të organizonin këtë kamp”, raporton Koha.
“Në ditët e ardhshme vijuesit e kampit, por edhe trajnerët do të kenë rast të mësojnë diçka të re nga trajnerët tanë që i kemi zgjedhur me kujdes. Shpresoj se ndonjërin nga këta fëmijë do t’i shoh një ditë në fanellën bardhezi dhe në fanellë të përfaqësueses së Serbisë dhe me këtë të realizojnë ëndrrën e tyre", ka thënë Nadj. /Telegrafi/