Site icon Telegrafi

Partizani në kërkim të mrekullisë së radhës

Pasi eliminoi kampionin e shumëfishtë të Hungarisë, Ferencvaros, skuadra e Partizanit të Tiranës synon mrekullinë e radhës në Ligën e Kampionëve.

Nënkampioni i Shqipërisë, në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, do të përballet me kampionët e Austrisë, Red Bull Salzburg. Ndeshja e parë e kësaj faze, zhvillohet të martën (sot) në “Elbasan Arena” dhe nis në orën 20:00.

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, të hënën për mediumet shqiptare ka deklaruar se ekipi i tij kërkon rezultat të favorshëm përballë austriakëve, edhe pse ka pranuar se do të jetë shumë vështirë. Partizani në fazën e dytë eliminoi hungarezët pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen e kthimit në udhëtim, meqë të dy ndeshjet kishin përfunduar 1:1, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse Partizani kalon edhe fazën e tretë me sukses, atëherë do të luajë në garat e playoffit për Ligë të Kampionëve.

Exit mobile version