Partizani ka fituar si mysafir me Tiranën me rezultat 1-0.
Tirana- Partizani njihet si derbi më i madh shqiptar, ku nuk mungojnë tifozët në shkallët e stadiumit, siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit.
Goli i vetëm u shënua nga kosovari Esat Mala në pjesë e parë, pikërisht në minutën e 20-të.
Pas golit Tirana u mundua ta barazojë rezultatin, por nuk ia arriti.
Edhe Partizani kishte rastet e veta në pjesën e dytë nuk shënoi më, ndërsa trajneri Skënder Gega provoi ta përforcojë mesfushën duke mos lejuar hapësira.
Të kuqtë kishin raste më shumë dhe e merituan fitoren.
Tirana mbetet pa fitore në derbi që prej vitit 2014. /Telegrafi/