Site icon Telegrafi

Partizani interesohet për Sokolin

Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me Sokolin, i cili tregoi se një mik i ngushtë i Demit, të shtunën mbrëma e ka kontaktuar trajnerin e njohur kosovar, për ta pyetur nëse është në disponim për të negociuar me klubin shqiptar. “Sokoli është kontaktuar nga një mik i afërt i presidentit të Tiranës. Bisedimet pritet të fillojnë, edhe pse Sokoli është skeptik që mund të arrij marrëveshje”, tha ky burim.

Gazeta Arena të dielën ka kontaktuar me kryetarin e Partizanit të Tiranës, Gazmend Demi. Ky i fundit tha se është duke i shqyrtuar emrat e disa trajnerëve, por pa ua përmendur emrat, derisa nuk e përjashtoi as Bylbyl Sokolin. “Janë ndoshta 20 trajnerë që i kemi parasysh. Por, ne nuk po duam të ngutemi. Po shkojmë ngadalë dhe sigurt drejt emërimit të trajnerit të ri. Nuk mund të përmendi emra, por sigurisht se do ta bëjmë përzgjedhjen e duhur”, deklaroi Demi për Arenën. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version