Klubi i njohur italian Roma, ishte në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranës.
Romanistët fituan me rezultat 2-1 ndeshje, ndërsa trajneri Jose Mourinho prezantoi në fushë disa nga lojtarët më të mirë që ka në skuadër.
Në minutën e 12-të të takimit erdhi goli i parë që u shënua nga El Shaarawy.
Goli i dytë në ndeshje erdhi nga këmbët e Andrea Belottit për 2-0.
Raddoppia Belotti! 💪 2-0 per noi l 26'.#PFKRoma #ASRoma pic.twitter.com/4Y3QYwnx0E
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 12, 2023
Krejt cfarë bëri Partizani ishte një gol me Tedi Carën në fundin e ndeshjes.
Stadiumi ishte pothuajse i mbushur me titozët e klubit të njohur shqiptar, por edhe me tifozët e Romës në trojet shqiptare. /Telegrafi/