Telegrafi

Partizani humb luftën e parë me Salzburgun (Video)

Partizani është mposhtur nga Salzburgu me rezultat 1-0.

Një penallti ka vendosur këtë ndeshje që ishte e baraspeshuar deri në minutën e 70-të, kur Labinot Ibrahimi shkaktoi penallti.

Ishte Valon Berisha ai që fitoi penalltinë, ndërsa në gol e ktheu Soriano.

Lexo po ashtu Një gjest i madh nga lojtari i Salzburgut para ndeshjes ndaj Partizanit (Foto)

Partizani u mundua deri në fund të bëjë diçka më shumë, por pa sukses.

Të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një javë në Austri. /Telegrafi/