Drita e Gjilanit ka vazhduar me transferime këtë afat kalimtar veror.
Ekipi gjilanas ka arritur të marrë në radhët e veta sulmuesin brazilian Lucas Cardoso nga Partizani.
Në fakt Cardoso i është bashkuar Dritës si huazim një vjeçar nga kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Partizanit në rrjetin social Facebook.
“Klubi zyrtarizon transferimin e Lukas Ferreira Cardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita”.
“Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Cardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar. /Telegrafi/