Site icon Telegrafi

Partizani e fiton derbin e Shqipërisë (Video)

Partizani e ka mposhtur Tiranën në derbin më të madh të Shqipërisë me rezultat 2-1.

Skuadrat nga kryeqyteti u përballën në ‘Selman Stërmasi’ që ishte pothuajse i mbushur.

Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Renato Malotas që shënoi me kokë në minutën e 13-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Tirana barazoi me golin e Olsi  Teqës.

Për t’ia siguruar fitoren Partizanit u përkujdes Ekuban që shënoi në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitoreje Partizani ngjitet në kuotën e 42 pikëve, katër më pak se lideri Kukësi e dy më pak se Skënderbeu që është i dyti. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version