Site icon Telegrafi

Partizani dhe Struga mësojnë rivalët e mundshëm për ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Partizani dhe Struga bënë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Ligën e Konferencës, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë.

Dy skuadrat shqiptare së bashku me Ballkanin,  nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, ndërsa Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Nëse kualifikohen, skuadrat shqiptare do të mbërrijnë në fazën “play-off”, duke qenë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve.

Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani dhe Strugës. Duele që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

Partizani në rast se kalon në ‘Play-Off’ do të takohet me humbësin e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).

Ndërkohë që Struga nëse shkon në ‘Play-Off’ përballet kundër humbësit të çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). /Telegrafi/

Exit mobile version