Telegrafi

Partitë shqiptare nuk heqin dorë nga Deklarata politike shqiptare

Tre partitë politike shqiptare nënshkruese të Deklaratës politike nuk do të tërhiqen nga nënshkrimi i saj. Njëzërit thonë se Deklarata nuk duhet të jetë pengesë për formimin e qeverisë dhe se kryetari Ivanov nuk ka arsye që të mos e mandatojë LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Lëvizjes Besa, Deklarata është pjesë e të gjitha programeve politike të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet dhe se për çfarëdo hapi të radhës, kërkojnë pajtim të të gjitha nënshkuresëve të saj.

Edhe BDI thotë se Deklarata nuk është jashtë kornizave të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, prandaj kërkojnë që Ivanov ta tërheqë vendimin të mos i përmend shqiptarët si problem.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Ivanovi e përdor Deklaratën politike të shqiptarëve si alibi për problematizim të mandatit, kurse qëllimi i tij është të mbulojë krimin që u zbulua nga përgjimet.

Në pyetjen e Tv Telma, nëse është e mundur tërheqja ose shtyerja e kërkesave të Deklaratës, ApSH thotë se bisedime për një hap të këtillë nuk janë hapur./Telegrafi/