Site icon Telegrafi

Partitë shqiptare në Maqedoni garojnë në 13 komuna

Në Maqedoni sot votohet në 35 komuna ku duhet të vendoset për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Partitë shqiptare BDI, PDSH, Aleanca për shqiptarët së bashku me Lëvizjen Besa do të garojnë drejtpërsëdrejti në 13 komuna.

BDI dhe Lëvizja Besa e mbështetur nga Aleanca për shqiptarët do të përballen në komunat: Zhelinë, Tetovë, Çair, Tearcë, Saraj dhe Likovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

PDSH dhe Lëvizja Besa e mbështetur nga Aleanca për shqiptarët do të përballen në Komunën e Studeniçanit.

BDI dhe Aleanca për shqiptarët e mbështetur nga Lëvizja Besa do të përballen në: Strugë, Dibër, Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë.

Fitorja e komunave shqiptare do të thotë edhe renditje e fuqive të partive politike në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version