Site icon Telegrafi

Partitë shqiptare kundër gjuhës së urrejtjes të OBRM-PDUKM-së

Partitë shqiptare e kanë dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes së funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, si edhe të thirrjeve të përkrahësve të kësaj partie, para KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI-ja thonë për Alsat-M se politikat propaganduese dhe trysnitë si ato të partive politike maqedonase ose të partive të etnive tjera, nuk ndihmojnë në procesin dhe as në përfundimin e krizës në vend.

Për Lëvizjen Besa, fjalori i funksionarëve të OBRM-PDUKM-së i përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike, ndërkaq përsëriti se nuk do të diskutohet me lidershipin e tanishëm të kësaj partie.

Ndërkaq, për Aleancën për Shqiptarët, me këtë rast kemi të bëjmë me deklarata shoviniste, duke paralajmëruar se me parti të këtilla nuk do të ketë koalicione, qoftë edhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat./Telegrafi/

Exit mobile version