Site icon Telegrafi

Partitë rrezikojnë certifikimin për zgjedhjet lokale, nuk i kanë paguar ende gjobat (Video)

Ani pse po përgatiten për procesin e aplikimit dhe certifikimit në zgjedhjet lokale që mbahen në muajin tetor, shumica e partive politike, nuk kanë paguar ende asnjë prej gjobave të cilat ua ka shqiptuar PAZP-ja për shkelje gjatë fushatës zgjedhore të 11 qershorit.

Koalicioni PAN është i vetmi i cili ka kryer një shumë simbolike në krahasim me gjobat e marra, mirëpo ende nuk e ka paguar të gjithë dënimin.

E mos kryerja e këtij obligimi mund t’i lë partitë politike pa certifikim për zgjedhjet lokale.

Kryetar i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, ka tërhequr edhe njëherë vërejtjen se subjektet politike që nuk paguajnë gjobat rrezikojnë mos certifikimin në procesin zgjedhor të tetorit. Ndërsa aplikimi për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor tashmë është hapur, po ende asnjë nga partitë nuk ka dërguar aplikacionet.

Valmir Elezi nga KQZ, tha për Tribuna Channel se afati për certifikimin e subjekteve politike është i hapur deri me 22 gusht.

Subjektet politike në vendin tonë kanë borxh në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa 348,900 euro prej të cilave vetëm 3,700 Euro janë të paguara.

Desku tha se subjektet politike duhet t’i paguajnë të gjitha gjobat në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë për certifikimin në zgjedhjet lokale.

Exit mobile version