Site icon Telegrafi

Partitë politike “zyrtarizojnë” fushatën

Partitë politike në vend kanë filluar ‘fushatën’ për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën.

Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit, shkruan “Zëri”.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë.

E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre,  sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti. “KQZ-ja e ka obligim për t’i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t’i organizojë”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën “Zëri”.

Exit mobile version