Site icon Telegrafi

Partitë politike u premtojnë deri në 1000 euro pacientëve me COVID-19

Pjesëmarrësit e debatit të sotëm DebatPernime, Shemsedin Dreshaj nga AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK, kanë thënë se qytetarëve të prekur me COVID-19 duhet t`iu jepen nga 500 deri në 1000 euro pasi të gjithë po shpenzojnë për kurimin e sëmundjes.

Hatim Baxhakun nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qytetarët që janë infektuar me COVID-19 duhet ta marrin një shumë të unifikuar për të gjithë, nga 500 euro.

“Sigurisht që duhet të unifikohet, Ata harxhojnë më shumë sepse nuk ka barna, sepse i blejnë. Kjo është sëmundje kronike dhe do të mundohemi që të mos mungojë asnjë bari nga lista esenciale. Qytetarëve duhet të ju japim nga 500 euro”, ka thënë Baxhaku.

Edhe Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se qytetarëve duhet të ju jepen nga 500 deri në 1000 euro pasi qytetarët shpenzojnë shumë në kurimin e sëmundjes COVID-19.

“Pacienti duhet të ketë qasje në listën esenciale të barnave jo 30 ditë, por 360 ditë. Nuk është zgjidhje as 300 as 400 as 500. Kjo kosto që po ju jepet është e vogël sepse ata harxhojnë më shumë, duhet të ju jepen 500 deri në 1000 euro sepse po harxhojnë aq”, ka deklaruar Dreshaj.

Në anën tjetër Gëzim Kelmendi nga partia FJALA ka thënë se asnjë shumë nuk është e përshtatshme për qytetarët përderisa nuk punohet në parandalimin e sëmundjes.

“Politikë e partisë FJALA është preventiva për ndalimin e sëmundjes. Qytetari nuk duhet ta marr një ndihmë 50 euro por të marr shumë më shumë sepse ka dhënë shumë për këtë vend”, ka thënë Kelmendi.

Pjesëmarrësit e debatit të sotëm DebatPernime, Shemsedin Dreshaj nga AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK, kanë thënë se qytetarëve të prekur me COVID-19 duhet t`iu jepen nga 500 deri në 1000 euro pasi të gjithë po shpenzojnë për kurimin e sëmundjes.

Hatim Baxhakun nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qytetarët që janë infektuar me COVID-19 duhet ta marrin një shumë të unifikuar për të gjithë, nga 500 euro.

“Sigurisht që duhet të unifikohet, Ata harxhojnë më shumë sepse nuk ka barna, sepse i blejnë. Kjo është sëmundje kronike dhe do të mundohemi që të mos mungojë asnjë bari nga lista esenciale. Qytetarëve duhet të ju japim nga 500 euro”, ka thënë Baxhaku.

Edhe Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se qytetarëve duhet të ju jepen nga 500 deri në 1000 euro pasi qytetarët shpenzojnë shumë në kurimin e sëmundjes COVID-19.

“Pacienti duhet të ketë qasje në listën esenciale të barnave jo 30 ditë, por 360 ditë. Nuk është zgjidhje as 300 as 400 as 500. Kjo kosto që po ju jepet është e vogël sepse ata harxhojnë më shumë, duhet të ju jepen 500 deri në 1000 euro sepse po harxhojnë aq”, ka deklaruar Dreshaj.

Në anën tjetër Gëzim Kelmendi nga partia FJALA ka thënë se asnjë shumë nuk është e përshtatshme për qytetarët përderisa nuk punohet në parandalimin e sëmundjes.

“Politikë e partisë FJALA është preventiva për ndalimin e sëmundjes. Qytetari nuk duhet ta marr një ndihmë 50 euro por të marr shumë më shumë sepse ka dhënë shumë për këtë vend”, ka thënë Kelmendi./Kallxo

Exit mobile version