Site icon Telegrafi

Partitë politike takohen sot për ekipin e dialogut

Gjatë ditës së sotme priten të takohen shefat e Grupeve Parlamentare të disa partive politike për tu koordinuar rreth ekipit për dialogun me Serbinë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi.

Isufi tha se si parti janë shumë të interesuar ta hartojnë një dokument për dialogun.

Lexo po ashtu Mos përkrahja nga opozita, zbeh Projekt-rezolutën e PSD-së (Video)

“Sot do të merremi vesh me shefat e grupeve parlamentare. Nuk e di orën kur do të takohemi. Jemi të interesuar për një përmbajtje për ekipin e dialogut”, ka thënë Isufi.

Siç merr vesh Telegrafi, partitë cilat pritet të takohen për të nënshkruar një dokument për dialogun janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Alternativa (ALT) dhe Partia Socialdemokrate (PSD). /Telegrafi/

Exit mobile version