Ngjarjet në BFI nuk do të ndikojë te censusi i rrethit të dytë zgjedhor, vlerësojnë partitë politike.
Ata shpresojnë të rritet censusi më shumë se në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për ngjarjet në BFI është njoftuar edhe misioni i OSBE-së në Shkup. Bujar Osmani i ka përcjellë Clemens Kojës se pret nga të gjitha institucionet të ndërmarrin aktivitete ku do të mbrohet pavarësia e BFI-së duke theksuar se incidente të tilla mund të ndikojnë negativisht te marrëdhëniet ndëretnike.
Me reagim dolën edhe nga Partia Demokratike e Turqve ku ju bëjnë thirrje të gjithë përfaqësuesve të myslimanëve të sillen në mënyrë të vëmendshme gjatë sjelles së vendimeve në procesin e funksionimit të institucionit./Telegrafi/