Partitë politike në Maqedoni edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë me takimet me qytetarët, në kuadër të fushatës zgjedhore, e cila do të përfundojë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të cilat është planifikuar të mbahen më 15 tetor.
Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Butel dhe Gjorçe Petrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të ketë takime me qytetarët në Mogilla, Novaci, Resnjë dhe Manastir.
Lëvizja Besa do të ketë takim me banorët në Bogovinë të Tetovës, ndërsa kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu, sot do të mbajë konferencë për shtyp./Telegrafi/