Pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë afat prej 48 orëve për të dorëzuar ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili më pas është i detyruar që në afat prej 48 orëve nga pranimi i ankesës, të sjell vendim.
Kundër vendimit të KSHZ mund të dorëzohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative më pas duhet të vendos në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu çdo votues të cilit i është dëmtuar e drejta e votës, ka të drejtë të dorëzojë ankesë në KSHZ në afat prej 24 orëve nga përfundimi i votimeve.
Gjatë ditës së djeshme katër qytetarë kanë dorëzuar ankesa në KSHZ pasi nuk kanë qenë nl Listën Zgjedhore, ndërsa Komisioni i refuzoi si të pabaza pasi nxjerrur dokumente personale pas hetimit publik të Listës Zgjedhore./Telegrafi/