Site icon Telegrafi

Partitë politike me aktivitete të shumta në kuadër të fushatës zgjedhore

Partitë politike edhe gjatë ditës së djeshme vazhduan takimet e tyre me qytetarët. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive më të mëdha, gjatë ditës së djeshme në kuadër të fushatës zgjedhore.

PDSH dje mbajti tubimin e saj në Batincë të Studeniçanit. Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili duke folur për sukseseset e Azem Sadikut mes tjerash theksoi se aftësia dhe ndershmëria e individit është shumë e rëndësishme për drejtimin e mirëfilltë të një komune.

Aleanca për Shqiptarët dje ka qëndruar në Zhelinë, ku kryetari i saj Ziadin Sela, para të pranishmëve ka përmendur procesin e decentralizimit, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Ai e ka bërë përgjegjës për këtë BDI-në, duke theksuar se paratë e shqiptarëve janë të drejtuara në vendbanime që nuk janë të banuara nga shqiptarët.

Lëvizja Besa dje ka qëndruar në Bogovinë të Tetovës, nga të cilët kërkuan votat e tyre më 15 tetor. Kandidati për kryetar në Komunën e Bogovinës, Minur Asani, tha se më 15 tetor qytetarët duhet të votojnë për jetë, për fëmijët e tyre, për institucione më të mira, pasi sipas tij, në 15 vitet e kaluara pushteti ka privatizuar institucionet.

LSDM dje mbajti takim me qytetarët në Shuto Orizare dhe ftuan ata t’ju bashkangjiten në fitoren e radhës, që sipas tyre sjell jetë në Maqedoni. Zoran Zaevi banorëve të Shuto Orizares ju tha se mjaft jeni keqpërdorur për vota dhe kërkoi mbështetje nga ata më 15 tetor.

OBRM-PDUKM-ja dje realizoi takim me qytetarët në Resnjë, prej ku tha se qytetarët do ta mbështesin partinë e tij, për shkak të asaj që ka përmbushur premtimet./Telegrafi/

Exit mobile version